Një lajm bombë trondit botërorin e Formula 1 pikërisht në fundjavën e fundit të Botërorit të këtij viti. sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, Ferrari ka nisur punën për të sjellë në radhët e saj kampionin e botës Ljuis Hamilton në vitin 2021.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, gjatë këtij viti piloti britanik i Mercedes është takuar me presidentin e Ferrarit, Xhon Elkan kanë zhvilluar dy takime mes tyre me Hamilton që ka një kontratë me Mercedes deri në vitin 2020. Gjashtë herë kampioni i botës në Formula 1 nuk e ka fshehur asnjëherë se Ferrarin e ka pikë të dobët, pavarësisht përgënjeshtrimeve të bëra ndaj zërave të fundit që e shohin atë te Kokëkuqja
‘Ljuis është një pilot fantastik. Na bën të lumtur fakti që në 2021 ai mund të jetë i lirë-tha Matia Binoto duke i hapur dyert e Ferrarit, pilotit britanik-por tani është shumë herët për të folur për një vendim. për momentin jemi të kënaqur me pilotët aktualë, do të flasim dhe në një moment të caktuar të sezonit të ardhshëm do të kuptojmë më mirë atë që do të bëjmë’
Ndërkaq, te Mercedes, Toto Volf ka lënë të kuptohet se skuderia gjermane tashmë është e projektuar drejt së ardhmes teksa vuri në dukje edhe bisedimet me Hamilton për rinovimin, por as ai nuk e ka mohuar tundimin që mund t’i shkaktojë Ferrari. ‘Shpresoj që Ljuis të mbyllë karrierën duke fituar tituj të tjerë me ne, por unë e di që të gjithë dëshirojnë të shkojnë te Ferrari-tha përpara disa kohësh Toto Volf
sfidanti.al