Gabigol qëndron te Flamengo? Flet zv/presidenti I klubit brazilian: Nisëm bisedimet

Në dhjetor skadon kontrata e Gabriel barbosës me Flamengon dhe tashmë I duhet që të zgjidhet e ardhmja e tij. Zv/presidenti I klubit brazilian, Braz bën një përmbledhje të situatës duke konfirmuar dëshirën e Flamengos për të blerë kartonin e Gabigol

‘I kemi nisur bisedimet me Interin-tha Braz në një intervistë për ESPN Brazil-kam qenë një prej personave më entuziastë për ardhjen e tij këtu te Flamengo duke dalë edhe kundër opinionit të dikujt. Jam I lumtur që po flas me Gabriel, gjithnjë kam ndjerë afeksion ndaj tij, por duhej edhe që të saktësoja pozicionin e Flamengos.

Kemi nisur tratativat me Interin, kemi biseduar me Gabriel dhe negociatat shkuan përpara duke arritur në fazat finale të tij. Dhe për një cështje logjike, kuptuam se duhet të prisnim këto faza finale.Gabigol është shumë I qetë dhe do të ndodhë ajo që duhet të ndodhë’

Sfidanti.al