Juventus, Kuadrado rinovon kontratën deri në vitin 2022

Huan Kuadrado do të vazhdojë aventurën e tij te Juventus, ku kolumbiani u transferua në vitin 2015. Klubi bardhezi zyrtarizoi rinovimin e kontratës me futbollistin deri në vitin 2022.

‘Erdhi te Juventus si sulmues krahu, e vazhdoi karrierën si një ‘jolly’ dhe tani po konfirmohet si një mbrojtës krahu shpërthyes. Huan Kuadrado është një kënaqësi për sytë e tifozëve bardhezinj kudo që të pozicionohet në fushën e lojës. Dhe do të vazhdojë të jetë I tillë deri në 2022, viti deri në të cilin ai zgjati raportet me Juventusin’

Ndërkaq, te Zonja e Vjetër po punohet edhe për një rinovim tjetër, atë të portierit Vojceh Shezni, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021. Për futbollistin polak  klubi torinez ka bërë gati një kontratë deri në vitin 2024.

Sfidanti.al