Rikthimi që nga muaji korrik ishte i mirë, pasi u shoqërua me gol. Lionel Mesi la pas pezullimin nga Federata e Amerikës së Jugut pas sulmit ndaj gjyqtarëve në Kupën e Amerikës, dhe vendosi fatin e miqësores së egër ndaj Brazilit luajtur në Arabinë Saudite. Dueli përfundoi 1-0 dhe Mesi gaboi penalltinë, por pastaj e dërgoi topin menjëherë në portë, ndërsa mesazhi i tij është që nuk dëshiron të dorëzohet. Pas humbjes së një finaleje Botërori në 2014, dhe të dy finaleve të Kupës së Amerikës, “pleshti” e do me patjetër një Kupë Bote. Mosha nuk është shumë e mirë sepse është 32 vjeç, dhe në 2022 do të jetë 34 apo 35, por gjithsesi shpresa vdes e fundit. Deri tani, ai ka 69 gola për Argjentinën në 137 ndeshje të luajtura, duke qenë rekordmen. Këtë vit ka shënuar 4 herë, duke qenë tepër larg formës së vitit 2012 kur realizoi 12 rrjeta në vetëm 9 ndeshje.
Sfidanti.al