Fair Play Financiar, CAS refuzon apelin e Mancester Sitit

Mancester Siti merr një lajm të keq nga Lozana në Zvicër. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hodhi poshtë apelin e bërë nga Citizens kundër UEFA për hetimet e hapura për dyshimet e krijuara rreth kampionëve të Anglisë për thyerje të rregullit të Fair Play Financiar.

Është vetë ky institucion që e konfirmoi gjithcka nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksonte se apeli I Mancester Sitit është I papranueshëm. Skuadra e Citizens reagoi me forcë kur mësoi se UEFA e dërgoi në Dhomën e Gjykimit  në muajin maj duke  bërë kështu apelimin në CAS me këtë të fundit që e hodhi poshtë.

Hetimet për Mancester Sitit u bazuan pas daljes së disa  lajmeve që kanë rë bëjnë me  e-maile të publikuara nga revista gjermane ‘Der Spiegel’ si pjesë e investigimeve të ‘Football Leaks’. Sanksionet e mundshme për Mancester Siti përfshijnë pezullimin nga Liga e Kampioneve, bllokim të merkatos së transferimeve ose një gjobë.

Sfidanti.al