Valencia ka hyrë në një luftë me Federatën Spanjolle të Futbollit për shpërndarjen e shpërblimeve të Superkupës së Spanjës që do të zhvillohet në fillim të muajit janar në Arabinë Saudite. Klubit valencian nuk I pëlqeu aspak fakti që për Valencian fituese e Kupës së Mbretit është akorduar 2.5 milionë Euro kjo për faktin se diferencat e përfitimeve vetëm për pjesëmarrjen me Realin e Madridit dhe Barcelonën janë të mëdha.
Valencia dërgoi një dokument të shkruar në zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit teksa shprehte pakënaqësinë e saj në lidhje me këtë cështje duke theksuar se si është e mundur që Reali I Madridit që nuk e fitoi të drejtën për të marrë pjesë në Superkupë, përfiton rreth 3 herë më shumë se skuadra fitues e Kupës.
Sipas të përditshmes MARCA, Reali I Madridit do të përfitojë 6.8 milionë Euro, ndërsa Valencia 2.5 milionë. Ka dy kuota të barabarta për 4 finalistet e Superkupës, ajo prej 800 mijë Eurosh vetëm për praninë dhe tjetra për rezultatet që do të regjistrohen në këtë kompeticion. Një kuotë tjetër ka të bëjë me palmaresin historik të klubeve me Valencian që siguron 1.7 milionë Euro, ndërsa Reali 6.1 milionë
Sfidanti.al