Sebastian Fetel, nën efektin e lëndëve narkotike…Në Austin I regjistrua një prapaskenë kurioze me pilotin e Ferrarit që duket se ndjeu aromën e Marijuanës në pistë teksa po drejtonte makinën e tij FS90. Gjatë një interviste të tij, 4 herë kampioni I botës pyeti gazetarin: ‘Këtu në Teksas, marijuana është legalizuar?. Në fakt në Teksas, marijuana është e ndaluar dhe këtu Fetel I habiti të gjithë: ‘Ndjeva aromën në disa kthesa dhe në korsinë drejt bokseve, një cmenduri-tha Fetel që më pas vijoi me tone shakaje-ëshyë gjithnjë argëtuese të garosh këtu’
Por gjermani nuk e la me kaq, ai u bë protagonist I një tjetri episodi kurioz, këtë radhë në konferencën për shtyp teksa foli për skuadrën e tij të zemrës në futboll, Ajtntrahtin e Frankfurtit.
‘Cfarë mendon për fitoren 5-1 të Ajntrahtit ndaj Bajernit të Niko Kovac-ishte pyetja e një prej gazetarëve të pranishëm dhe përgjigjja e Fetelit ishte fantastike.
‘Po luajmë futboll apo po garojmë këtu?-tha Fetel-kaq I mërzitshëm është sporti ynë sa nuk gjeni argument? Mendoj se nesër në Kinë do të bjerë shi, duhet të bëj koment edhe për këtë?’.
Sfidanti.al