PSG po “plas nga shëndeti”, por Tuhelit i dhemb koka për këtë!

Një gjendje më shumë eksplozive se kjo, rrallë është parë. Një Paris SG me forca të plota është një “makineri” tepër e vështirë për t’u drejtuar dhe trajneri Tomas Tuhel po e provon më së miri këtë gjë pikërisht tani. Me kthimin nga dëmtimi të Nejmarit dhe Kavanit, tekniku gjerman duhet të bëjë zgjedhje të mëdha, që mund të sjellin probleme. Në ndeshjet e fundit, titullarë në sulm kanë qenë Mbape, Ikardi dhe Di Maria, por si duhen “përzier kartat” tani?

Nejmar ka kushtuar 222 milionë euro dhe duhet të luajë me patjetër, Kavani ka shënuar 195 gola për PSG-në, duke qenë rekordmemi, por edhe Mbape është i domosdoshëm në fushë. Ikardi po shënon gola, ndërsa loja e parizienëve është shumë e lidhur me Di Marinë, që ka dhënë asiste të shumtë. Çfarë duhet të bëhë Tuheli? Ndoshta duhet të pyesë Fabio Kapelon që e pati një situatë të tillë tek Milani, në nisje të viteve 90-të, sepse në ekip ishin Van Basten, Gulit, Rajkard, Papen, Saviçeviç e Boban.

Sfidanti.al