Mik Shumaher e thotë qartë: Kam raport special me Fetelin

Mik Shumaher del nga kornizat e garave sportive dhe  flet për aspekte më personale teksa e cilëson Sebastian fetelin si një baba dhe Ferrarin si familjen e tij. Djali I 7 herë kampionit të botës, Mikael Shumaher nuk I kursen vlerësimet maksimale për pilotin gjerman të Kokëkuqes italiane.

‘Besoj se cfarë ishte babai im për Sebastianin, është pak ajo që Sebastiani është për mua, dikush që është shumë pranë teje dhe me të cilim mund të flasësh për motorsportin. Kam shumë respekt për të dhe  përpiqem që të praktikoj të gjitha këshillat që më jep-tha Mik Shumaher në lidhje me Fetelin për të kaluar më pas edhe te Ferrari, me pilotin e Formula 2 që është edhe në Akademinë e Pilotëve të kësaj skuderie duke pranuar hapur se e preferon atë kundrejt Mercedes.

‘Zgjodha Ferrarin për historinë e tij-vijoi Mik Shumaher-gjithnjë jam ndjerë I tërhequr nga kjo skuadër e për më tepër gjithnjë kam garuar për skuderi italiane, përvec një sezoni. Akademia e Pilotëve të Ferrarit është një familje e madhe’.

Sfidanti.al