Maradona, idhull I tifozëve; I bëjnë dhuratë një fron

Tuta, kapele dhe… një fron I personalizuar. Diego Armando Maradona është pritur si një mbret I vërtetë nga tifozët e Njuells  gjatë ndeshjes kundër skuadrës së tij, Himnasia. El Pibe De Oro, në fakt u akomodua në anë të fushës në një fron të veshur me lëkurë të zezë e të kuqe dhe të personalizuar; ishte kjo një lloj dhurate për 59 vjetorin e tij të lindjes.

Ajo cfarë u pa në fushën e lojës ishte vijimi I entuziazmit të madh të shfaqur më parë nga tifozët përpara hotelit ku ndodhej maradona që improvizoi një balet nga ballkoni I dhomës së tij. Por jo vetëm kaq, për të ishte edhe një telekamerë që ndiqte cdo lëvizje të tij.

‘Diego Cam’ është kthyer në një traditë në Argjentinë. Që nga momenti kur El Pibe de Oro është kthyer në vendlindje për të drejtuar Himnasian, një kamera e xhiron gjatë gjithë ndeshjen. Në xhirimet e sfidës me Njuells u pa një Maradonë që nuk e kishim parë, I emocionuar, I prekur dhe festiv për suksesin e skuadrës së tij 4-0 ndaj Njuells

Ishte kjo një provë që Rosario nuk e ka harruar aventurën e shkurtër të Maradonës me fanelën e Njuells, pak kohë përpara se të tërhiqej nga futbolli I luajtur

Sfidanti.al