E mund 7-2 në Champions, por sërish rrezikon të të zërë vendin!

Niko Kovaç ishte thuajse njeriu më i lumtur në botë pasi Bajerni fitoi në Londër ndaj Totenhemit. Trajneri Kovaç mori një sinjal të madh nga skuadra e tij, dhe po ashtu pati një revansh ndaj kritikëve me një paraqitje thuajse perfekte. Nuk kanë kaluar shumë javë, kur ja ç’na lexojnë sytë: Maurisio Poçetino quhet kandidat për t’i zënë vendin Kovaçit. Media gjermane “Sport1” shkruan se drejtuesit e Totenhemit e kanë një numër telefoni të Poçetinos dhe kanë interes ta bindin për të zënë vendin e kroatit.

Nuk dihet saktë nëse një ndryshim i tillë parashikohet nga bavarezët për t’u bërë tani, apo në fund të sezonit. Mënyra ideale do të ishte duke pritur deri në qershor, por shpesh futbolli nuk të lë mundësi për të ndërtuar plane. Kovaç është nën kritika të forta për shkak të paraqitjeve të dyshimta të Bajernit në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë. Edhe Poçetino po kritikohet për nisjen e dobët të sezonit nga Spërsat, veçse argjentinasi vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë të botës, dhe jo më kot Reali u interesua për të.

Sfidanti.al