Bekenbauer, cili ishte roli yt që Rusia fitoi Botërorin 2018?!

Të kuptohemi, nuk ia vlen të tregohemi të njëanshëm. Nëse votimin e fiton Rusia, Anglia, Kina apo SHBA, dhe nëse ka korrupsion pas një vendimi. Gjithsesi, rasti konkret ka të bëjë me Kupën e Botës të vitit 2018, organizimi i së cilës u fituar nga Rusia, dhe në Gjermani ka akuza për Franc Bekenbauerin. Legjenda më e madhe e futbollit gjerman dyshohet se ka marrë para në këmbim të votës, pasi në atë kohë ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.

Revista “Der Shpigel” shkruan se Bekenbauerit iu premtuan 4.5 milionë euro shpërblim, nga të cilat 3 milionë do t’i merrte pasi të mbante një fjalim në favor të kandidaturës ruse, dhe 1.5 milionë të tjera pas votimit. Siç dihet, votimi në FIFA u fitua nga Rusia përballë konkurrencës së kandidaturave të përbashkëta Belgjikë/Holandë dhe Spanjë/Portugali.

“Der Shpigeli” është bazuar në një libër të gazetarëve anglezë, me emrin “Loja e Shëmtuar”, ndërsa kanë dalë në dritë e-maile nga media ruse “Insajder” (The Insider), e-maile të vjedhura nga kreu i një autoriteti kulturor në Moskë, të quajtur Sergej Kapkov. Që në vitin 2014, flitej se Bekenbauer kishte kontratë me gjigandin rus të gazit, “Gazprom”, diçka që legjenda e ka refuzuar.

Sfidanti.al