Përshëndetje naziste në Glasgou; arrestohen 5 tifozë të Lazios

Tifozët e Lazios janë sërish në telashe. Policia skoceze vuri në pranga 5 prej tyre për përshëndetje naziste e sidomos për një sherr që ndodhi në prag të ndeshjes mes Lazios dhe Celtic e fituar nga ky i fundit 2-1. në orët e fundit ka filluar të qarkullojë një video ku duken qartë tifozët e Lazios që bënin këtë përshëndetje naziste në rrugët e Glasgout, një skenë kjo që duket se u përsërit edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Nga 5 të arrestuarit, 4 janë akuzuar për prishjëe të qetësisë, ndërsa tjetri për posedim të alkolit dhe për rezistencë nga zyrtarit publik. ndërsa 5 tifozë të tjerë u përzubna nga stadiumi gjatë ndeshjes

Sipas policisë së Glasgout ishin rreth 1500 tifozë lacialë që udhëtuan drejt këtij qyteti për të ndjekur ndeshjen. por momentet e tensionit nuk u verifikuan vetëm ditën e ndeshjes. Edhe në mbrëmjen para saj, një grup tifozësh ultras bardhekaltër me kapuc në kokë shkaktuan nervozizë, në qendër tëe Glasgout.

Ndërkaq, Lazio reagoi duke thënë se distancohet nga sjellja e këtyre tifozëve. Dhe e gjithë kjo ndodhi një javë pasi UEFA dënoi Lazion me mbylljen e 4 sektorëve të Olimpicos në ndeshjen e radhës që do të luajë si skuadër pritëse me dënimin e lënë pezull për 1 ndeshje me dyer të mbyllura dhe që duke parë se cfarë ndodhi këtë të enjte duket se do të aplikohet menjëherë.

sfidanti.al