Ka kaluar një vit që nga “nata e thikave të gjata” tek Bajerni!

Ishte 18 tetori i vitit të kaluar, dhe kishin kaluar disa ditë nga katastrofa 0-3 në shtëpi me Mynshengladbahut. Një konferencë shtypi e pazakonshme u mbajt tek Bajerni i Mynihut dhe u mendua se fati i trajnerit Niko Kovaç u përcaktuar, ai do të shkarkohej. Bavarezët ishin në vend të 6-të në renditjen e Bundesligës kur kishin kaluar 7 javë, një pozicion me të cilin nuk ishin mësuar, ndërsa dukej se nuk kishte shpresë që gjendja të ndryshohej. Ishin pësuar dy humbje radhazi, më parë edhe 0-2 në fushën e Hertës në Berlin, dhe Kovaç i kishte pozitat të dobëta.

Brenda skuadrës kishte “grindavecë” si Mats Humels apo ndonjë tjetër (Humelsi u largua në verë), ndërsa presidenti Uli Hënes dhe shefi ekzekutiv, Karl-Hajnc Rumenige, ishin të shqetësuar. Ky i fundit, madje deshi ta “hiqte qafe” trajnerin, por Kovaç u mbrojt nga i plotfuqishmi Hënes. Në 18 tetor, Hënesi dhe Rumenige sulmuan edhe mediat, duke i akuzuar se kishin shkelur ligjet e kushtetutës me kritikat dhe historitë për Bajernin. Nervat ishin në kulm për shkak të historisë së Bernatit, për të cilin Hënesi kishte folur shumë keq, duke krijuar një skandal të vërtetë. Gjithsesi, kaluan disa ditë dhe Bajerni fitoi 3-1 në Volfsburg, e më pas nisi kthesën. Fundi ishte i lumtur, ndërsa në 18 tetorin e tanishëm gjendja është shumë më e mirë, ndonëse jo plotësisht e kënaqshme.

Sfidanti.al