Lionel Messi në 360 gradë: Nuk e kam ndjerë nevojën që të lë Barcelonën

Pas fitores së trofeut të Këpucës së Artë për të 6 herë në karrierën e tij duke vendosur edhe një rekord, Lionel Messi u rrëfye në një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘Marca’ teksa konfirmoi se nuk e ka ndjerë kurrë nevojën që të largohet nga klubi më I mirë në botë që është Barcelona. Kapiteni I skuadrës katalanase foli edhe për vijimin e karrierës së tij apo edhe ndryshimin e mundshëm të pozicionit të tij.

‘Një person e kupton se deri kur mund të vazhdojë-tha Messi-unë do ta zbuloj me kalimin e kohës. Unë vetë do të them se deri këtu mund të shkoj dhe se nuk mundem më, ose nëse ndihem mirë për të vijuar. Përsa I përket pozicionit në fushën e lojës, nuk e di nëse do të kthehem në një mesfushor, varet se si do të shkojnë gjërat. Tani, përgjithësisht tërhiqem më prapa për të marrë topin dhe për të qenë në kontakt me të në mesin e fushës. Nuk e di se cfarë do të ndodhë në të ardhmen’

Messi foli edhe për shokun e tij të skuadrës, Mark Andre Ter Shtegen dhe krahasimin me Manuel Nojer.

‘Janë dy portierë të jashtëzakonshëm me karakteristika të ngjashme-vijoi Messi-Të dy e lexojnë mirë lojën dhe mund të luajnë edhe si mesfushorë, janë të shpejtë mes shtyllave. Markun e njoh mirë dhe mund të flas për të, por Nojerin nuk e shoh në stërvitje e as në ndeshje në përgjithësi, por unë besoj së janë dy portierë të ngjashëm’.

Sfidanti.al