Pas dy sezonesh te Paris Sën Zhermeni, Dani Alvesh u kthye në Brazil për të vijuar karrierën e tij si futbollist me Sao Paulon. Por 36 vjecari nuk ka ruajtur aspak kujtime të këndshme nga kryeqyteti francez. Në një intervistë për revistën GQ, Dani Alvesh ka deklaruar hëpur antipatinë për Parisin.
‘Parisi është qytet stresues, nuk më pëlqen shumë-tha Dani Alvesh në interviostën e tij-është I mrekullueshëm për të shijuar një fundjavë, por është I mërzitshëm. Më kujton pak Sao Paulon, por është plot me racist. Mua nuk më kanë thënë asgjë se do të dija si t’u përgjigjesha, por e kam parë sjelljen e tyre kundrejt miqve të mi’.
Kapiteni I Brazilit është gjithnjë një linjë të parë në luftën kundër racizmit një fenomen të cilin ai e ka provuar edhe vetë, por duke dhënë një përgjigje që është marrë shembull. Në 27 prill 2014 kur ishte pjesë e Barcelonës, gjesti I tij në ndeshjen me Vijarrealin bëri xhiron e botës.
Dani Alvesh në atë sfidë po përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi, kur nga shkallët e stadiumit Madrigal fluturoi një banane në drejtim të tij. Dani Alvesh viktimë e kësaj ‘hedhjeje’ raciste, u përkul, mori bananen, I hoqi lëkurën dhe hëngri një pjesë të saj. Një gjest që u vë viral në rrjetet sociale me hashtagun #jemitëgjithëmajmunë.
Sfidanti.al