Spanja për rekord; për herë të parë në fushë lojtarë nga 11 klube të ndryshme

99 vjet dhe 699 ndeshje të luajtura, pas kësaj a mund të befasohemi ende? Me Spanjën po dhe kjo ndodhi në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 me Norvegjinë e zhvilluar në Oslo dhe e mbyllur 1-1, një rezultat që shtyn festën e kualifikimit të ‘La Rojas’.

Në kryeqytetin norvegjez, skuadra e Spanjës shkroi një tjetër faqe të historisë së saj pasi për herë të parë zbriti në fushën e lojës që nga minuta e pare me 11 futbollistë nga 11 klube të ndryshme, dicka që nuk ishte parë kurrë me parë, duke qenë se jemi mësuar që të shohim që kjo skuadër të ketë ose një bllok lojtarësh të Realit ose të Barcelonës.

Dhe e gjithë kjo ndodh në të njëjtën mbrëmje kur  Serhio Ramos vendosi rekordin e tij duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje me përfaqësuesen në histori me 168 të tilla. Ja formacioni me të cilin Spanja zbriti në fushën e lojës ndaj Norvegjisë. Kepa(Celsi), Navas(Sevija), Albiol(Vijarreal), Serhio Ramos(Real Madrid), Bernat(PSG), Fabian Ruiz(Napoli), Sergi Buskets(Barcelona), Saul(Atletiko Madrid), Ojazabal(Real Sociedad), Rodrigo Moreno(Valencia) dhe Sebajos(Arsenal).

Sfidanti.al