Humbja me Cekinë nuk është problem I vetëm për Anglinë. Shqetësimi I radhës për Tre Luanët e ka emrin Xhejms Medizon, me mesfushorin e Leister që kishte lënë grumbullimin e kombëtares angleze një ditë para ndeshjes si I sëmurë me grip për të mos ua ngjitur edhe shokëve të tij të skuadrës.
Por mbrëmjen e ndeshjes së Anglisë me Cekinë, Medizon është parë në një kazino të Leister teksa luante poker. Medizon që e kishte shfaqur talentin e tij edhe me skuadrën e Anglisë të U21, ishte gati për të bërë debutimin e tij edhe me fanelën e Kombëtares A, por ky episod mund t’ia kompromentojë të ardhmen e tij përsa I përket grumbullimit me Tre Luanët e Sauthgejt.
‘E dimë pasionin e tij për pokerin-tha për tabloidin ‘The Sun’ një person që e kishte parë atë në kazino-por u habitëm kur e vumë re aty,pikërisht në momentin kur kombëtarja kishte zbritur në fushën e lojës’.
Sfidanti.al