Kori Gof, ylli I ri I tenisit;fiton turneun e parë WTA në moshën 15 vjecare

Kori Gof është ylli I ri I tenisit botëror për femra. Tenistja amerikane  në moshën 15 vjecare fitoi titullin e saj të parë WTA duke u bërë sportistja më e re fituese në këtë disiplinë sportive që nga viti 2004. Në Linz, kampionia nga Atlanta mundi në finale letonezen Jelena Ostapenko me rezultatin 2-1 me sete 6-3; 1-6 dhe 6-2, një rezultat ky I shkëlqyer për të duke marrë parasysh se ajo mundi të marrë pjesë vetëm si ‘lucky-loser’. Pas kësaj fitoreje, Gof fiton 40 vende në renditjen ËTA duke u ngjitur nga vendi I 110 në të 70

Viti 2019 është një vit përrallor për Gof të cilën prej muajsh po e krahasojnë me motrat Uilliams, një krahasim ky me shumë peshë për 15 vjecaren, por që ajo deri tani duket se po e përballon mjaft mirë dhe tani po I kalon me një shpejtësi të madhe etapat duke vënë kandidaturën si mbretëresha e ardhshme e tenisit botëror.

Gof filloi të lërë të gjithë gojëhapur në Uimbëlldon ku arriti deri në 1/8 e finaleve ku u eliminua nga Simona Halep. Në US Open, fenomenalja Gof arriti deri në raundin e tretë pasi u mund nga Naomi Osaka.

Sfidanti.al