Arsenali mori një pikë në Old Trafford pas barazimit 1-1 me Mancester Junajtid, në një ndeshje ku për Topcinjtë shkëlqeu Pierr Emerik Obamejang I cili shënoi giolin e barazimit për skuadrën e Unai Emeri duke regjistruar dy statistika të denja për t’u shënuar në librin e rekordeve.
Statistika e parë është një rekord I shtëpisë. Sulmuesi nga gaboni, në fakt që nga 1997-98, është lojtari I parë në historinë e Arsenalit që shënon gol në 7 ndeshjet e para të kampionatit. Përpara tij, një gjë të tillë e kishte arrkitur vetëm Denis Bergkamp. Është kjo e dhënë që konsiderohet si një ogur I mirë për sezonin e futbollistit që për momentin po shënon një mesatare me 1 gol për ndeshje. Obamejang nuk ka shënuar vetëm ndaj Liverpulit, gjë që e kompesoi në sfidën ndaj Uatfordit me një dopietë.
Statistika e dytë ka të bëjë me Mancester Junajtid. Që Djajtë e Kuq po vuajnë më shumë nga sa është parashikuar, kjo duket qartë. Armata e Solskjaer e ka te vështire të prodhojë lojë në mënyrë të vazhdueshme duke mos krijuar shumë aksione goli. Në 17 ndeshjet e fundit, Mancester Junajtid ka shënuar vetëm 17 gola, ndërsa Obamejang në të njëjtin numër ndeshjes ka shënuar të njëjtin numër golash. Një duartrokitje për Obamejang dhe një tërheqje veshi për Mancester Junajtid; sepse në Old Trafford janë mësuar me të tjera shifra.
Sfidanti.al