MMA; bën ‘foto selfie’ me kundërshtarin në tokë, më pas e poshtëron

Nuk ishte eventi kryesor I Bellator 227, por Majkëll ‘Venom’ Pejxh(MVP për admiruesit e arteve marciale të përziera) u bë protagonist mbrëmjen e së premtes në Dublin. Kampioni britanik ishte autori I një spektakli autentik, por edhe pa kripë në ndeshjen me irlandezin Ricard Kili.

Gjithcka ndodhi në raundin e parë, gjatë fazës së dyluftimit në tokë, Pejxh u tall me kundërshtarin duke simuluar veprimin e selfiet(gjest që u ndëshkua me  pikë nga arbitri), më pas e shembi në tokë kundërshtarin me një gjuajtje me gju duke imituar një person që ecën duke u lëkundur.

MVP, në ndeshjen e dytë të Bellator nuk e priti aspak mirë arbitrimin e ekspertit Den Miraljota dhe e akuzoi arbitrin se e kishte quajtur ‘cope m…’.Për këtëe arsye sportisti britanik I arteve marciale kërkoi ndjesën dhe të mos arbitrohet nga Miraljota, ndërkohë që ai është bërë objekt hetimi për sjellje antisportive.

Sfidanti.al