Boca Jr është më mirë se Interi, 7 javë pa pësuar gol

Nëse bëjmë një analizë të kampionateve në mbarë botën, rezulton se boca Jr mund të jetë një rast unik. Asnjë skuadër në Ligat më të rëndësishme të Evropës ka regjistruat një fillim sezoni kaq solid në aspektin mbrojtës sa Boca Jr,madje as Interi i antonio Kontes. Skuadra argjentinase që tashmë drejtohet nga trajneri Gustavo Alfaro është kthyer në një fortesë të pakalueshme nga skuadrat kundërshtare.

Në fakt pas 7 javëve të para në kampionatin Argjentinas, Boca Jr e sheh veten në krye te klasifikimit me 17 pikë të grumbulluara me një bilanc prej 5 fitoresh dhe 2 barazimesh. por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se Boca Jr ka vendosur një rekord në futbollin argjentinas pasi pas 7 javëve  nuk ka pësuar as edhe një gol dhe tani ekziston mundësia që kjo shifër të shkojë në 8 duke qenë se në ndeshjen e radhës do të luajë ndaj Njuell’s Old Bojs që vërtet është në vendin e pestë, por ka vetëm 5 gola në aktivin e saj.

Kërcënimi i vetëm në ruajtjen e këtij rekordi për skuadrën e Alfaron duket se është sfida e parë gjysmëfinale e Kupës Libertadores ndaj rivalëve historikë të River Plejtit që do të luhet të mërkurën me River Plejt që nuk është në momentin më të mirë të tij pasi gjendet në vendin e 11 në klasifikim.

sfidanti.al