Meklaren, zyrtarisht me motorët Mercedes duke nisur nga 2021

Tani është zyrtare, Meklaren nuk do të rinovojë kontratën me Renault që skadon në fund të vitit 2020 dhe do të furnizohet me motorët Mercedes duke nisur nga viti 2021. Lajmi është konfirmuar dsi nga skuderia britanike nga Uoking ashtu edhe nga ajo gjermane.

Për Meklarenin kjo marrëveshje e re është një kthim prapa në kohë duke qenë se me motorët Mercedes ajo ka fituar 3 tituj botërorë për pilotë në të kaluarën në 1998 e 1999 me Mikka Hakkinen dhe në 2008 me Hamilton dhe 1 titull për konstruktorë, atë të vitit 1998.

Kjo marrëveshje e arritur mes Meklarenit dhe Mercedesit lë të nënkuptosh se Renault do të mbetet pa skuadër klient  kështu që asaj i mbetet që të furnizojë me motorë vetem makinat zyrtare Renault

‘Është një hap i rëndësishëm për ne në rrugën e kthimit te suksesi-tha Shefi Ekzekutiv i McLaren, Zak Braun-Mercedes në këtë moment është pikë referimi si  skuadër por edhe për motorët e saj, kështu që ishte dicka e natyrshme për ne që të dëshironim të siguronim një raport me këtë kompani si pjesë e fazës së ardhshme të rrugëtimit tonë’.

sfidanti.al