Çështja Grizman, Barcelona apelon gjobën….300 Euro

Barcelona u ndëshkua me një gjobë prej 300 Eurosh për cështjen e transferimit të Grizman në Camp Nou kur francezi ishte ende në kontratë me Atletiko Madrid. Por pavarësisht se gjoba e vënë është me një shifër aspak domëthënëse sidomos duke parë shifrat që qarkullojnë në futbollin e sotëm, drejtuesit e Barcelonës vendosën të apelojnë këtë dënim të cilin e konsiderojnë të padrejtë.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, Barcelona apelon këtë gjobë me synimin që ajo t’I hiqet , më shumë për të mbrojtur nderin e klubit rreth kësaj cështjeje të vështirë. Barcelona e bazin mbrojtjen e saj në pretendimin se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë parregullsitë në bisedimet për transferimin e Grizman te kampionët e Spanjës

Komisioni I Apelit në RFEF do të  vendosë nëse ka parregullsi në këtë cështje apo do të lirojë Barcelonën përfundimisht nha akuzat. Sido që të ndodhë, gjoba prej 300 Eurosh është dënimi më I madh që mund t’I jepet klubit katalanas. Nuk do të ketë as mbyllje të Camp Nout për një ndeshje e as një pagesë prej 80 milionë Eurosh që ëshyë diferenca e pagesës së klauzolës së Grizman me Atletiko Madrid

Sfidanti.al