Sa të çmendur ju tifozët e Dresdenit, 30 000 ndiqni ekipin jashtë fushe!

Në ish-Gjermaninë Lindore ishte një nga superfuqitë, bashkë me Dinamon e Berlinit. Flasim për Dinamon e Dresdenit, që sot luan në Bundesligën e dytë të Gjermanisë së bashkuar. Tifozët e saj pritet të vendosin një rekord të ri në vend, për ndeshjen e Kupës në Berlin ndaj Hertës. Në stadiumin “Olimpik” të kryeqytetit, sipas rregullave tifozët miq do të marrin 19 200 bileta, por këto u duken shumë pak për ultrasit dhe tifozët e tjerë të zjarrtë.

Gazeta “Bild” njofton se plot 30 000 mbështetës të Dinamos pritet të jenë në Berlin në 30 tetor, duke thyer rekordin e mëparshëm të klubit me 22 000 tifozë në ndeshjet në Mynih ndaj TSV 1860-ës në 2005 e 2016. Publiku i Dresdenit njihet si tepër i zjartë, edhe pse rrallë mund të arrihen shifra të tilla. P.sh. fundjavën e kaluar, Dinamo pati 1 500 tifozë në stadiumin e Aues për derbin e Saksonisë.

Sfidanti.al