Champions League; 3 finalet e ardhshme në Shën Pjetërburg, Mynih dhe Londër

Është zyrtare, finalet e Ligës së Kampioneve në 3 vitet e ardhshme  2021,2022 dhe 2023 do të luhen në Shën Pjetërburg, Mynih dhe Londër. Ky është një ndër vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv I UEFA në mbledhjen e zhvilluar në Ljubjanë të Sllovenisë.

Më konkretisht; finalja e Ligës së Kampioneve të vkitit 2021 do të luhet në stadiumin rus të Shën Pjetërsburgut, në 2022 do të luhet në Allianz Arena të Mynihit ndërsa në 2023 në Uembli të Londrës. Në të njëjtën kohë UEFA përcaktoi edhe stadiumin e finales së Eurola League të 2021 që do të jetë pikërisht ‘Sanchez Pizjuan’ I Sevijës që mundi konkurrencën e Tbilisit.

Përsa I përket Superkupës së Evropës, finalja e këtij kompeticioni do të luhet në Belfast të Irlandës së Veriiut.  Ajo e vitit 2021 do të jetë hera e dytë që Champions League luan finalen në tokën ruse. Hera e parë ishte ajo e vitit 2008 në Moskë ku poërballë u vunë Mancester Junajtid dhe Celsit e fituar nga Djajtë e Kuq pas 11 metërshave

Allianz Arena ka pritur finalen e 2012 me Bayernin që luajtën atë si të zotët e shtëpisë por që e humbën ndaj Celsit pas ekzekutimit të 11 metërshave. Ndërsa finalja e 2023 do të jetë hera e 8 që luhet në Uembli. Dy herët e fundit që finalja e Championit është luajtur në këtë impiant kanë qenë në 2011 dhe 2013 ku kanë fituar Barcelona dhe Bajerni I Mynihut. Në Uembli do të luhen gjithashtu edhe gjysmëfinalet dhe finalja e UEFA Euro 2020.

Ndërkaq, finalja e sezonit aktual e Ligës së Kampioneve do të luhet në Turqi, gjë që nuk ndodhte që nga ajo e 2005 kur Liverpuli bëri përmbysjen e madhe ndaj Milanit për të ngritur më pas trofeun

Sfidanti.al