Kapiteni i ardhshëm i Bajernit dhe i Gjermanisë duhet të ketë këtë emër. Lotar Mateus nuk ka dyshim dhe mendon si pasardhës të Manuel Nojerit pikërisht shokun e tij të skuadrës, Xhoshua Kimih. Ish-kapiten i Gjermanisë, kampione të botës në 1990, dhe i Bajernit, Mateus thekson se e pëlqen shumë karakterin dhe mënyrën sesi vepron e sillet Kimihu.
“Ai ecën ballëhapur në fushë, udhëzon dhe ndihmon shokët, gjithnjë flet, e thotë hapur mendimin e tij, edhe kur i duhet të përplaset me shefat e klubit, siç ndodhi në konfliktin Nojer-Ter Shtegen”, – janë fjalët e Mateusit. Ish-ylli gjerman vlerëson edhe talentin dhe polivalencën e Kimihut, që mund të luajë shumë mirë në dy pozicione, duke e krahasuar me Andreas Brehmen dhe Filip Lahmin.
Sfidanti.al