Ndryshon Liga e Kombeve? Gjermania mund të rikthehet në Ligën A

UEFA mund të modifikojë formatin e Ligës së Kampioneve dhe të shpëtojë Gjermaninë nga të luajturit në Ligën B. Kjo është një ndër temat që do të diskutohet  në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë së futbollit evropian që do të mbahet në Ljubjana. Ideja që po studion UEFA në këtë pikë është rritja e numrit të skuadrave në Ligën A nga 12 në 16 që do të thotë se skuadrat që ranë në edicionin e kaluar të Nations League në Ligën B të rikthehen në Ligën A dhe ky do të ishte rasti I Gjermanisë, Kroacisë, Polonisë dhe Islandës.

Në këtë mënyrë, Gjermania do të fitonte shpëtimin. Ne edicionin e parë të Ligës së Kombeve, skuadra e Joakim Lëv u rendit e fundit në grupin e saj që përbëhej nga Franca dhe Holanda, dicka që erdhi pas dështimit të plotë të saj në Botërorin e Rusisë

Objektivi I UEFA është që Liga e Kombeve rritet si kompeticion. Edicioni I parë rezultoi një sukses si për audiencën ashtu edhe për pjesëmarrjen në stadiume, por mungesa e Gjermanisë në Ligën A do të ishte një kthim prapa për një turne kontinental si Nations League

Sfidanti.al