Projekti Espai Barça I Barcelonës vijon rrugëtimin e tij, ndoshta jo me ritme shumë të shpejta sic dëshirojnë drejtuesit e klubit katalanas. Në muajin tetor do të nisë procesi e shembjes së Mini Estadi që do të zjagjasë 6 muaj, duke qenë se tashmë Barcelona ka përuruar stadiumin e ri ‘Johan Cruyff’. Në vend të Mini Estadit ku ka luajtur shumë ndeshje Barcelona B do të ndërtohet Pallati I ri Blaugrana.
Sipas drejtuesve të Barcelonës , Camp Nou I ri do të jetë gati në verën e vitit 2024 dhe punimet do të nisin në verën e ardhshme. Në këtë moment te klubi spanjoll po pritet miratimi I planit përfundimtar të urbanizimit dhe më pas marrja e menjëhershme e licensës së punimeve që te Barcelona mendojnë se do të merret përpara përfundimit të sezonit.
Përsa I përket Pallatit të ri Blaugrana, sipas vlerësimeve të kryera, ai pritet të jetë gati në fund të 2022, ndërsa të gjitha ambientet rreth stadiumit të ri do të jenë gati në vitin 2025. ‘Procesi është I pandalshëm-tha Xhordi Mois, drejtues I barcelonës I ngarkuar që të ndjekë të gjithë projektin.
Në fillim kur u bë referendumi për stadiumin e ri, u vlerësua se ai do të ishte gati në 2021. Kostoja e përgjithshme e projektit është rritur që nga ai moment nga 600 milionë duke shkuar në 685 milionë Euro. Një nga të rejat e mëdha në financimin e Espai Barça është fakti që klubi ka ndarë vec bisedimet për të drejtat e emrit të impiantit deri sa te jetë ndërtuar fusha e re.
Te Barcelona mendohet se do të kenë mundësi të sigurojnë më shumë të ardhura që do përfshijnë edhe aktivitete të tjera. Katalanasit kanë dashur të llogarisin të gjitha detajet e projektit Espai Barça dhe kurioziteti nuk mungon në të vërtetë. Barcelona kërkon që të japë ndihmën e saj edhe në lidhje me ambientin që tashmë është kthyer në një cështje të ditës në të gjithë botën dhe 80% të materialeve nga shkatërrimi I Mini Estadit do të riciklonhen
Sfidanti.al