Euro 2020, Lufta kundër racizmit; UEFA dënon 3 federata me nga 1 ndeshje pa tifozë

UEFA është gjithnjë e më shumë e vendosur që të luftojë kundër racizmit. Qeveria e futbollit Evropian vendosi që të sanksionojë Federatën e Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovakisë me  ndeshje pa tifozë për sfidat që kombëtaret e tyre do të luajnë në shtëpi gjatë muajit tetor ne kualifikueset per Euro 2020.

Masa ndëshkuese për këto 3 Federata u morën për shkak të koreve dhe sjelleve raciste që tifozët e këtyre përfaqësueseeve në ndeshjet e fundit të tyre. Në të njëjtën kohë, UEFA vendosi që të japë edhe një ndëshkim financiar për këto Federata duke caktuar një gjobë që shkojnë nga 20 mijë në 83 mijë Euro. Dënimin më të ashpër e ka marrë Federata Rumune e Futbollit që u dënua me 2 ndeshje me dyer të  mbyllura, por sfida e dytë është lënë pezull, si dhe me 83 mijë Euro Gjobë.

Federata Hungareze dhe ajo Sllovake u dënuan me nga 1 ndeshje secila pa fitozë dhe me gjobë prej 67 mijë dhe 20 mijë Euro respektivisht.

Sfidanti.al