Barcelona, më në fund zbret në fushë treshja sulmuese MSG

Tifozët katalanas duhet të jenë të lumtur, dhe të përpiqen të harrojnë vuajtjet e Championsit. Skuadra e tyre e zemrës do të ketë mundësi sonte në fushën e Granadës, të hedhë në fushë “artilerinë e rëndë”, treshen më të mirë sulmuese që ka. Lionel Mesi, Luis Suarez e Antuan Grizman do të zbresin për herë të parë si titullarë në një sfidë të këtij sezoni, dhe kjo pritet ta ndihmojë Barcelonën që të arrijë një sukses për të hequr presionin.

Nisja e edicionit nuk ka qenë shumë e mirë, as në La Liga dhe as në Europë, por trajneri Valverde nuk i ka pasur të gjithë lojtarët e tij më të mirë në dispozicion. Mesi e Suarez kanë qenë të dëmtuar, dhe në Dortmund argjentinasi hyri në fushë vetëm 30 minutat e fundit. Në këtë mënyrë, do të shihet për herë të parë treshja MSG, që do të përpiqet të bëjë të harrohet treshja e famshme MSN, e përbërë nga Mesi, Suarezi dhe Nejmari.

Sfidanti.al