Benfika heq grumbullimin; kontrollon lojtarët me anë të teknologjisë

Grumbullimi i detyruar i futbollistëve transferohet në…kycin e dorës. Kjo ideja e re e ardhur nga portugalia dhe pikërisht nga skuadra e Benfikës që duket se ka pajisur futbollistët me byrzylukë elektronikë. Ai që e zbuloi këtë zhvillim të ri te skuadra luzitane ishte vetë trajneri Bruno Lage.

‘Është një shtetrrethim-tregon Lage-futbollistët mbajnë një byrzylyk elektronik për kontrollin e gjumit, kështu që u japim mundësinë që të jenë në shtëpinë dhe shtratin e tyre. Ditën tjetër takohemi në mëngjes dhe i vetmi përjashtim në këtë pikë bëhet për ndeshjet pas impenjimeve me kombëtareve. Ka trajnerë që i lejojnë lojtarët e tyre të konsumojnë një gotë verë përpara ndeshjeve dhe më pas vjen një filxhan që brenda nuk ka kafe, por pije alkoolike. kështu ata pijnë 2 gota verë e një uiski. E vërteta është se fiton dhe humbet brenda fushës së lojës, jo jashtë saj’.

sfidanti.al