Gafa me himnin shqiptar; Franca do të ndëshkohet

Franca do të ndëshkohet për gafën me himnin shqiptar përpara sfidës me Kombëtaren shqiptare që solli edhe vonesën me 7 minuta të startit të ndeshjes. Komisioni I Disiplinës së UEFA tashmë ka hapur hetimet për konfuzionin e krijuar kur në vend të himnit shqiptar u ekzekutua ai I Andorrës, dhe e përditshmja ‘L’Equipe’ flet me shumë siguri për sanksionin që do të vijë në drejtim të Federatës Franceze nga qeveria e futbollit evropian.

Sipas kësaj të përditshmeje, UEFA mund të vendosë të bëjë një paralajmërim në drejtim të Federatës Franceze të Futbollit ose mund ta sanksionoje atë me një gjobë prej 10 mijë Eurosh. Komisioni I Disiplinës pritet të shqyrtojë këtë cështje në 17 tetor.

Sfidanti.al