Diego Kosta del në mbrojtje të Antuan Grizman për zgjedhjen e tij për të lënë Atletiko Madrid dhe për të kaluar të Barcelona. Sulmuesi Brazilian I natyralizuar si spanjoll theksoi se nuk ka arsye që francezi të kritikohet për këtë zgjedhje të tij.
‘Nuk bëra asnjë tentativë për ta bindur që të qëndronte te Atletiko-tha Diego Kosta-nëse do të më kishte pyetur, do të isha përgjigjur së cdo person duhet të perjetojë gjëra të ndryshme. Ai ishte kampion bote, unë në 2014 lashë Atletikon kampion. Kur pashë që më erdhi momenti për t’u larguar, shkova te Celsi. Isha shumë I lumtur atje. Kur e lë një skuadër nuk do të thotë se je mosmirënjohës ndaj tij.
Është thjesht casti kur kupton se ka ardhur moment për të përjetuar një eksperiencë të re. Në rastin e Grizmanit, ai donte dicka të re dhe ishte Barcelonë. Ishte një person me shpirt të lumtur, shpresoj që të mos e humbasë. Problemi qëndron te mënyra sesi u largua, ndoshta u paragjykua për atë cfarë ndodhi vitin e kaluar. Ëndrra e tij ishte të luante me Messin e Suarez’.
Sfidanti.al