Pas humbjes së turpshme ndaj Unionit të Berlinit duhet të ketë reagim. Borusia e Dortmundit ka në lojë besueshmërinë e saj, dhe trajneri Lysien Favre nuk është aspak i sigurt sesi do të ngrihet në këmbë skuadra e tij. Për më tepër, kalendari i këtyre ditëve nuk ndihmon, edhe pse po punohet me qetësi për shkak të pushimit nga kombëtares. Disa nga yjet janë të larguar, ndërsa Marko Rojs vështirë të bëhet gati, diçka që prish shumë punë me 3 ndeshje që do të luhen në vetëm 8 ditë.
Të shtunën në orën 15:30, Leverkuseni viziton “Signal Iduna Parkun”, një kundërshtar për t’u respektuar. Pastaj, në 17 shtator, i vjen radha ndeshjes ndaj Barcelonës në Champions. Trajneri Favre edhe ka besim tek skuadra e tij, por edhe dyshon pas asaj që ndodhi ndaj debutuesit të Bundesligës, Unionit të Berlinit.
Sfidanti.al