F1 në Itali, kualifikuese farsë në Monza, por pole position e fiton Lëklerk

Sharl Lëklerk do të niset nga pole positioni në Cmimin e Madh të Italisë në Botërorin e Formula 1. Piloti I Ferrarit ishte më I shpejti në kualifikueset e kësaj ndalese në përfundim të një sesioni të tretë që ishte një farsë e vërtetë pasi të gjithë pilotët e ngadalësuan ritmin për të kërkuar trajektoret për të mbyllur më pas provat zyrtare pa përmirësuar kohët e tyre të fillimit

Ishte ky një sesion që fare mirë mund të përkufizohet I cuditshëm dhe kjo bëri që rezultatet të vihen nën hetim nga komisarët e garës. Gjithsesi në fund kohën më të shpejtë e regjistroi pikërisht Lëklerk që e përshkoi pistën e Monzës me 1 minutë 19 sekonda e 307 të mijrtat duke lënë pas dy makinat mercedes, me Hamilton në vendin e dytë dhe Botas në të tretin me finlandezin që do të ketë në krah në vijën e dytë të startit, Sebastian Fetel.

Në 2 minutat e fundit ndodhi edhe farsa e këtyre kualifikueseve kur pilotët filluan të kërkonin një trajektore më të mirë, ndërkohë që kishte fuilluar edhe valëvitja e flamurit me kuadrate. Xhiroja e fundit ishte ajo që u vu nën hetim, por është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur që të ketë ndryshime në startin e garës, gjë që mund të ndodhë vetëm nëse FIA vendos të skualifikojë të gjithë pilotët.

Vija e tretë e nisjes plotësohet nga dyshja e skuadrës Renault, Riciardo në vendin e pestë dhe Hulkenberg më të 6. Zhgënjimi më I madh ishte Maks Vershtapen që do të niset nga vendet e fundit I ndërgjegjshëm se do të penalizohej për shkak të ndërrimit të njësisë së fuqisë, I katërti për të

sfidanti.al