Ish-basketbollisti i njohur maqedonas Petar Naumoski po numëron ditët e tij të fundit në krye të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, ndërkohë që po merr formë konkrete numri i kandidatëve për ta trashëguar atë (Naumoskin) në krye të “shtëpisë” së basketbollit të Maqedonisë. Në këtë garë, një kandidaturë serioze është edhe Abdurahman Bajraktari që, tanimë, ka grumbulluar mbështetjen e nevojshme (numrin e firmave) që të jetë kandidat për president të shoqatës së lartpërmendur. Duhet të theksohet se ish-basketbollisti i shquar maqedonas (Naumoski), sipas medias sportive vendase, nuk ka kontribuar, në ndonjë shkallë të konsiderueshme, në krye të basketbollit maqedonas që ky i fundit të zhvillohet, duke u ndodhur, tani, në një situatë as para dhe as mbrapa.
Kështu, në kushtet aktuale, kandidatura e Bajraktarit, si një biznesmen i shkathët dhe i suksesshëm që është në gjendje që të sigurojëe mjete financiare të konsiderueshme, duket si më idealja, por, sidoqoftë, duhet të pritet data 15 dhjetor, kur pritet që të mblidhet asambleja e shoqatës së mësipërme, që gjërat të sqarohen, ndërkohë që Bajraktari është një nga dy kandidaturat kryesore për kreun e kësaj shoqate, ndërsa rival i tij pritet që të jetë Bobi Josifovski, ish-përgjegjës për garat në Federatën e Basketbollit të Maqedonisë.
Sfidanti.al