US Open, shakaja pa kripë e Majk Brajan që i kushtoi 10 mijë Dollarë

Ndeshja në lojën dyshe në US Open mes vëllezërve Brajan dhe ciftit Delbonis/Kabajes u përfshi në vorbullën e polemikave për shkak të një episodi të ndodhur në setin e dytë dhe protagonist u bë Majk Brajan. Një top i goditur nga Delbonis përfundoi jashtë dhe një prej gjyqtarëve të vijës thirri ‘jashtë’. Dyshja amerikane kërkoi rishikimin në kësaj pike nëpërmjet ‘Haëk-eye’ që i dha të drejtë gjyqtarit.

Majk Brajan bëri shaka me arbitrin teksa mori raketën dhe e përdori sikur po gjuante me pushkë në drejtim të tij. Gjyqanti tarja kryesore e ndeshjes e konsideroi këtë gjest si antisportiv duke e paralajmëruar Majk Brajan i cili kërkoi edhe falje publike, por pa mundur dot që evitojë ndëshkimin me një gjobë prej 10 mijë Dollarësh

sfidanti.al