Dortmund, nuk fiton dot kur vrapon 7 kilometra më pak se rivalët!

“Çdo vit e njëjta gjë”, “përse Dortmundi humb kaq shpesh ndaj skuadrave të dobëta?”! Këta ishin disa nga titujt dhe pyetjet mediatike pas disfatës së Borusias në fushën e Unionit të Berlinit, të sapongjitur në Bundesligë. Menaxheri i përgjithshëm i klubit, Mikael Cork, deklaroi se “paraqitja e yjeve tanë ishte shumë e diskutueshme”. “Pjesa e dytë ishte sidomos shumë e dobët, – vazhdoi ai, – dhe kur lojtarët tanë zbulojnë se kundërshtarët e duan më shumë fitoren, kjo është shumë shqetësuese”.

Kapiteni Marko Rojs deklaroi se “së pari fitohet me pasion dhe vullnet, dhe pastaj me lojë të bukur dhe akademike”. Julian Brant, talenti i ardhur nga Leverkuseni, shtoi se “Unioni pati më shumë vullnet sesa ne për të fituar”. Statistikat, në fund të fundit, nuk gënjejnë. Lojtarët e Unionit të Berlinit vrapuan në total 126.4 km, 7 km më shumë sesa yjet e BVB-së.

Sfidanti.al