Iran, Stramacioni në telashe; bllokohet për shkak të vizës së skaduar

Komplikohet gjithnjë e më shumë situata e andrea Stramacionit në Iran. trajneri italian i skuadrës së Estegalit nuk është lejuar të kthehet në Itali duke qenë se kampionati iranian është ndërprerë. Në aeroport, policia iraniane konstatoi se atij dhe 3 bashkëpunëtprëve të tij u ishte skaduar viza turistike, dicka që e habiti Stramacionin

Trajneri kontaktoi menjëherë me ambasadën italiane në mënyrë që kjo situatë të zgjidhej sa më shpejtë. Stramacioni ditët e kaluara u bë protagonist në media për shkak të nervozizmit të shfaqur prej tij duke theksuar se ndaj tij dhe stafit teknik është treguar mungesë respekti nga ana e klubit.

tekniku italian dhe bashkëpunëtorët e tij janë  të bindur se klubi ka bllokuar lejen fillestare të punës që ishte 2 vjet aq sa ishte edhe kontrata e firmosur.

sfidanti.al