Solskjer kërkon sozinë e tij në sulmin e Junajtidit, por nuk e gjen!

Tashmë qielli u pastrua, por pamja që doli nuk është nga më të bukurat e mundshme. Mançester Junajtid është “me triskë” kur vjen puna tek sulmuesit, pas largimit të Romelu Lukakut dhe Aleksis Sançezit tek Interi, diçka që duket qartë dhe që e pranon edhe trajnerit Ole Gunar Solskjer. i gatshëm është vetëm Markus Rashford, ndërsa Antoni Marsial është i dëmtuar. Si i bëhet të mbahet një sezon i gjatë me kaq pak forca, ndërsa transferimet në Angli janë mbyllur që në 8 gusht?

“Ne jemi një njeri më pak sesa duhet në sulm, – pohoi Solskjeri, – ne nuk gjetëm përgjigjen që donim. Unë pëlqej dikë që shënon gola të shëmtuar dhe që di të luajë pranë zonës, një “Ole të ri”, por nuk patëm sukses”. Dibala ishte një mundësi, por rroga e kërkuar mësohet se ishte tepër e lartë. Po ashtu, Juvja ofroi Mario Manxhukiçin, duke kërkuar 14 milionë paundë stërlina, por Solskjer nuk pranoi (“nuk dua një lojtar që nuk e duan të tjerët”). Mbetet të afrojë talentin e ri të akademisë, 17-vjeçarin Mejzën Grinud (Greenwood).

Sfidanti.al