Nuk pati përballje aq të forta në shortin e Ligës së Europës, siç ndodhi në atë të Championsit një ditë më parë. Pas nxjerrjes së goglave në Nion të Zvicrës, u përcaktua ndarja e skuadrave në 12 grupe, ndërsa shumica e ekipeve me emër pritet ta kenë të lehtë për t’u kualifikuar.
Duelet më të fortë janë në grupin F, ku Arsenali i Londrës do të jetë së bashku me Frankfurtin e Gjermanisë, gjysmëfinalist të sezonit të kaluar. Po ashtu, në grupin J, janë vendosur Roma e Italisë dhe Borusia Gladbah e Gjermanisë. Short i pranueshëm për ekipet e tjerë anglezë si Mançester Junajtid apo Uolves, si dhe për skuadrat spanjolle, Sevilja, Espanjol e Getafe. Lacio Italian, ku luan portieri i kombëtares shqiptare Tomas Strakosha, u vendos në grupin E, së bashku me Sëlltikun e Skocisë, Renën e Francës dhe Kluzhin e Rumanisë.
Sfidanti.al