Futbolli ndjen hapat e BE-së, një SuperChampions gati në 2024?!

Kur kontinenti i vjetër nisi integrimin e tij që në fillim të viteve 50-të, shumë pak ishin ata që mendonin se do të arrihej deri këtu. Kufijtë ekzistonin, monedhat po ashtu, si edhe ekonomitë e ndara, “terbietet” secili sipas “shtëpisë” së vet, dhe secili futbollin e tij. Kanë kaluar më shumë se 6 dekada dhe ja ku jemi, në një proces që vazhdon (edhe kur bënë dy hapa prapa), pa kufij të brendshëm, thuajse pa monedha të tjera përveç euros, dhe me një Champions gjithnjë e më të fuqishme, që po kërcënon “sovranitetin kombëtar” të futbollit.

Prisni, mos u nxitoni, do të ketë edhe më shumë! Klubet më të mëdhenj të Europës paskan diskutuar (përsëri) në Montekarlo, për një format të ri të Championsit, për një garë gjigande, që do të përfshinte nga 6 klube të ligave kryesore të Europës, si dhe shumë klube të tjerë, dhe që pritet të ketë gjithsej 96 pjesëmarrës! Një Super Champions me 6 grupe në fazën e parë, secili me nga 6 skuadra. Kjo do të thotë, një zgjerim i ri i “integrimit të futbollit europian”, pasi Championsi i sotëm ka 24 ekipe, ndërsa ai që pritet pas vitit 2024, duhet të ketë 36. Për momentin, klubet angleze qenkan kundër (sipas “Deili Meilit”), për një arsye që sot të duket për të qeshur, me këtë Champions, nuk do të luajnë dot në … Kupën e Ligës!

Sfidanti.al