Dembele është sërish “molla e sherrit” për Nejmarin!

Fillimisht, u deklaruar se u arrit një marrëveshje, të paktën kështu thanë mediat në Itali. Dy presidentët, Al Helaifi dhe Bartomeu, u takuan mes tyre në Montekarlo ku ishin për shortin e Championsit, por një gazetë që duhet të dijë shumë, “El Mundo Deportivo”, e hodhi poshtë se pati “tym të bardhë”. Çështja e nxehtë qenka Usman Dembele, gjithnjë ai. Fillimisht, na u tha se katalanasit duhet të bindnin atë që Nejmar të vinte, ndërsa sot merret vesh se Barça nuk dëshironte që të përfshinte edhe sulmuesin francez, në paketën për sulmuesin brazilian.

Dy lojtarët e tjerë për t’u larguar janë Ivan Rakitiç (keqardhje pasi kroati nuk meritonte largim të tillë) dhe mbrojtësi francez, Todibo, plus një sasi financiare që të kënaqte PSG-në. Një tjetër njoftim ishte se Barcelona do ta jepte një vit hua Dembelenë në Paris, si pjesë e dakordësisë. Të shohim sesi do të përfundojë kjo punë, por me shumë gjasë Nejmar do të largohet nga Franca.

Sfidanti.al