Championsi si Liga e Europës, ndeshjet në orarin 19:00 dhe 21:00!

Një ndryshim i rëndësishëm do të ndodhë në formatin e Ligës së Kampionëve. UEFA dhe klubet kanë rënë dakord që takimet të luhen jo më në oraret e deritanishme, në 20:45, por duke ndjekur shembullin e Ligës së Europës. Kjo do të thotë se përballje do të jenë me dy orare, në 19:00 dhe në 21:00. Arsyeja e këtij ndryshimi duket qartësisht se është për interes të transmetimeve televizive, që sjellin edhe të ardhurat më të mëdha për UEFA-n dhe për klubet. Rregulli do të hyjë në fuqi pas dy sezonesh, pra në edicionin 2018-2019.

Sfidanti.al