Një trajner i madh, një njeri fitues, mbahet mend edhe nga batutat apo shprehjet e forta që nxjerr nga goja. Është e kotë të bëjmë listën e tyre, por në të bën pjesë edhe Antonio Konte, trajneri i sotëm i Interit. “La Gazeta delo Sport” boton 10 shprehjet, që asaj iu dukën më tipike, një lloj “dekalogu” për teknikun puljez.
1.“Jam trajner i Juves dhe tifozi i parë i saj, por mbi të gjitha jam profesionist, ditën që do të punoja për Interin, Milanin, Romën apo Lacion, do të bëhesha tifozi numër 1 i tyre”.
2.“Juven e lashë antipatike, dhe po e gjej simpatike. Dua që të kthehet antipatike sa më shpejt. Nëse humbas, unë vdes, dhe është e pamundur të jesh fitues pa qenë antipatik, të paktën jo në Itali”.
3.“Nuk mund të zgjohesh një ditë e të thuash: Sot do të fitoj! Për të fituar duhet përshkuar një rrugë e caktuar, dhe nuk mund të ketë rrugë të shkurtëra. Rrokaqiejt nuk mund të ndërtohen në pak ditë”.
4.“Kush fiton, shkruan historinë. Kush del i tyre padyshim ka bërë një kampionat të mirë, por nuk ka bërë historinë”.
5.“Kritikat nuk na bëjnë keq, sepse jemi të lyer me vazelinë, dhe gjithçka rrëshqet poshtë trupit tonë”.
6.“Falja bën pjesë në detyrën e trajnerit, ndryshe nga 25 lojtarë në një skuadër, do të më mbeteshin vetëm 10”.
7.“Me mua, nëse nuk ke stimuj, nuk mund të luash, edhe nëse ke qenë më i miri në fushë në ndeshjen e kaluar”.
8.“Kritika të ndihmon të ngrihesh, pasi mezi pret që ta rrëzosh”.
9.“Nuk mund të hash në një restorant me çmim 100 euro, kur ke në xhep vetëm 10 euro”.
10.“Nuk e përmend kurrë Zotin, por e falenderoj gjithnjë, çdo natë para se të fle. i lutem Shën Mërisë dhe gjithë shenjtorëve dhe para vaktit bën kryqin. Dua që të bëj diçka që të justifikoj gjithë këto të mira që kam”.
Sfidanti.al