Dinamo e Zagrebit drejt rekordit, 60-70 milionë euro buxhet!

Klubi ka qenë gjithnjë një pasanik i Ballkanit, por një “vogëlush” apo “adoleshent” në kontinent. Gjithsesi, kjo duket se po ndryshon për Dinamon e Zagrebit që, sipas mediave kroate, por arrin nivele boxheti të pandodhura kurrë më parë. Media “gol.dnevnik” shkruan se buxheti vjetor këtë herë mund të arrijë në 60-70 milionë euro, për shkak të kualifikimit për në fazën e grupeve të Championsit. Edhe nëse Dinamo do t’i humbasë të gjitha ndeshjet, fitimet e saj në total mund të arrijnë në 20-25 milionë euro, ndërsa çdo fitore jep 2.7 milionë euro, e çdo barazim 900 000. Kualifikimi për në turin e dytë shton edhe 9.5 milionë euro, diçka realiste sipas analistëve në Kroaci.

Kaq i madh bëhet buxheti i Dinamos me pjesëmarrjen në fazën finale të Championsit, saqë klubi i kryeqytetit do të ketë financa dy herë më të fuqishme se të gjithë klubet e tjerë të Ligës së Parë Kroate, të marrë së bashku. Kjo është hera e shtatë që Dinamo kualifikohet për në fazën e grupeve, duke qenë një nga skuadrat tradicionale.

Sfidanti.al