Prag-skandali në Gjermani, bileta falas për politikanë e zyrtarë!

Prokuroria nuk veproi, ose më mirë të themi nuk e quajti faj, por organet tatimore janë në lëvizje. Mjaftoi një artikull në revistën “Panorama” në Gjermani, që inspektorët të trokisnin dhe të kontrollonin në zyrat e klubit Sent Pauli (Sankt Pauli) të Hamburgut. Cili ishte faji i dyshuar për të? Nga artikulli mësohet se pushtetarë vendor kishin marrë bileta falas për ndeshje të ekipit në Bundesligën e dytë. Fjala është për politikanin Andi Grote, sot senator i brendshëm i Hamburgut, për shefin e policisë Ralf Majer, dhe për ish-senatorin e biznesit Frank Horh.

I pari del se ka marrë 8 bileta falas në zonën VIP, me vlerë rreth 1 700 euro, i dyti, katër bileta me vlerë mbi 850 euro, dhe i treti, dy bileta me vlerë mbi 500 euro. Prokuroria nuk gjeti ndonjë element kriminal, por organet e taksave po hetojnë. Auditi vazhdon, ndërsa klubi bën me dijë se nuk ka shkelur ligjin, pasi taksat për biletat janë paguar siç duhet.

Sfidanti.al