Aguero i përgjigjet Salah; Mancester Siti fiton 3-1 me Bërnmuth dhe i qëndron pranë Liverpulit

Serhio Aguerio dhe Rahim Sterling janë lojtarët e momentit për Mancester Sitin. Dy sulmuesit edhe këtë fundjavë u bënë protagonistë teksa ndihmuan kampionët e Anglisë të mundin 3-1 Bërnmuthin në fushën e këtij të fundit për t’i qëndruar shumë pranë Liverpulit në krye të renditjes me The Reds që është skuadra e vetme e Premier Leagues me 9 pikë të plota

Aguero zhbllokoi rezultatin në minutën e 15 teksa i dha avantazhin skuadrës kampione të Anglisë, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë Rahim Sterling dyfishoi shifrat për Citizens. vetëm 3 minuta më vonë, Bërnmuth shkurtoi diferencën e golave në 2-1 me Kallum Uillson dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë, Kun Aguero vuri sërish firmën e tij në rezultat për të shënuar golin e tretë për skuadrën e Guardiolës dhe të dytin personal në këtë ndeshje.

sfidanti.al