Antonio Konte është gati të bëjë debutimin e tij si trajner i Interit në Serinë A italiane. Skuadra e tij do të masë forcat me Lecen në mbrëmjen e së hënës dhe ai nuk ngurroi të lëshojë sfidën për Juventusin e Napolin që i fituan ndeshjet e tyre respektive me Parmën dhe Fiorentinën.
‘Po ndërtojmë dicka të rëndësishme-tha Konte në konferencën për shtyp para ndeshjes-ajo që mund të them është se gara filloi. duhet të jem objektiv e të them se ka diferencë me 2 skuadra dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nuk i vendos vetes kufij’
Për Konten dëshira për të nisur kampionatin është e madhe dhe emocionet janë të shumta.
‘Po nisemi për një sfidë të re dhe impenjative-vijoi Konte-ka shumë entuziazëm e pasion. Jam i kënaqur me punën e bërë deri tani. Këtu gjeta futbollistë që në radhë të parë janë persona dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Gjithnjë ka shumë rëndësi që gjërat të nisen me këmbë të mbarë. Do të ketë shumë vlerë për mua dhe tifozët tanë që në fushë të shihet qëndrimi, ideja, entuziazmi dhe pasioni i duhur. Duam të përpiqemi që përvecse të fitojmë të krijojmë edhe një ide loje në mënyrë që tifozët të njohin skuadrën tonë’
sfidanti.al